Dajan Shehi, mbrojtësi i Vllaznisë, ndëshkoi Skënderbeun në ndeshjen e fundit dhe sot doli para mediave dhe foli për duelin e nesërm kundër Tiranës. Shehi ka pasur pak hapësira më parë, por pas dëmtimit të Imamit po luan si titullar dhe po ndihmon skuadrën.

“Është e vërtetë që kam pritur gjatë të jap më të mirën dhe kontributin tim te Vllaznia. Në fillim të sezonit nuk kam qenë titullar,k por kam punuar shumë dhe jam i lumtur që po luaj dhe po ndihmoj ekipin”, tha Shehi.

“Golat? E rëndësishme është të luaj, ta mbajmë zero mbrapa dhe të jap më të mirën për ekipin. Nëse shënoj është një plus për mua si mbrojtës. Shpresoj të shënoj edhe në të ardhmen, pse jo. Dëshira e çdo lojtari është të shënojë. E thashë, dua ta mbajmë zero mbrapa”.

“Tirana? Normalisht që është një ndeshje shumë e fortë, pasi dihet që është derbi i Shqipërisë. Tirana ka një ekip shumë të mirë dhe nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Shpresoj që nesër të fitojmë.

“Batha dhe sulmi i Tiranës? Ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe cilësor. Besoj se do ia dalim, Do mbrohemi shumë mirë. Të gjithë çunat janë gati për këtë ndeshje”.

“Shumë optimizëm te Tirana? Ata kanë objektivat e tyre, të mendojnë çfarë të duan. E rëndësishme është të shkojmë të luajmë si burrat atje dhe t’i tregojmë të gjithëve se ne sivjet jemi një kockë e fortë, si dhe jemi për objetkiva të mëdha.

Besoj se do t’i arrijmë ato. Jam i bindur se nuk kthehemi pa pikë. Do shkojmë të luajmë si burrat dhe nuk kthehemi pa pikë nga Tirana”. /abcnews/