Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur ditën e sotme, në prag të sfidës së nesërme me Vllazninë. Trajneri është shprehur se i vjen inat shumë për pikët e lëna, por shprehet se tani nuk duhet të merren me të kaluarën. Gjithashtu ai ka thënë se në këtë ndeshje do të kërkohet fitotoja, e cila do i afronte më shumë me kreun.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Luajmë ndaj një kundërshtari, që në fillim nuk e nisi pretendent, por kanë bërë mirë. Janë në vendin e parë me mërite. Jemi një skuadër me objektiva dhe na duhet që të jemi sa më afër kreut. Janë shumë pak javë në lojë. Shkalla e vështirësisë është e madhe, por do kërkojmë maksimumin.

Patjetër që gabimet nuk lejohen, pasi kemi skuadra të tjera para. Do mundohemi të mos lëmë pikë. Futbolli ka pjesë të tij edhe fatin, pro të mos dalim nga ndeshja me pengje. Torasa është lojtar i rëndësishëm, dhe mungesa e tij ndikon, pasi është pjesë e rëndësishme e skuadër.

I tillë është futbolli, me lojtarët që kemi do mundohemi të bëjmë që të mos ndihet mungesa e tij. Është lojtar i rëndësishëm, por forca është grupi, besoj se do kompensohet mungesa Më vjen inat sa të plas, që kemi lënë pikë, por e thamë edhe më parë që futbolli ka edhe atë pjesën e fatit.

Fati nuk ka qenë me ne, pasi kemi krijuar. Nuk jam person që merrem me të kaluarën. Titulli? Ne duhet të fitojmë me Vllazninë për t’iu afruar katërshes së parë, pastaj si do shkojnë të tjetër është tjetër histri. Të fitojmë me Vllazninë e vendin të parë, pasi i shkojmë -4 pastaj. “, tha Shehi.