Vllaznia u mposht minimalisht nga Tirana, në klasiken e futbollit shqiptar. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç, u shpreh se skuadra e tij bëri një ndeshje e mirë, por fati nuk ishte me ta.

Brdariç (Vllaznia): “Unë e kuptoj më mirë se të tjerët këtë rezultat se jam trajneri. Nuk ishte ditë me fat për Vllazninë. Provuam me të gjitha mënyrat që ta fitonim. Kishim 3-4 shanse për të shënuar.

Gjithmonë duhet të dimë se në futboll ka një Zot që ndonjëherë është për ty dhe ndonjëherë për mua. Sot nuk ishte për ne. Ne do të kthehemi në ndeshjen tjetër për të fituar dhe do të ecim përpara.

Morali te ne është shumë i mirë dhe nuk duhet të harrojmë se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj rruge. Unë jam trajner që mbaj moralin dhe kur ekipi ka nevojë”.