Pas fitores 2-1 ndaj Kastriotit në stadiumin “Loni Papuçiu” falë dopietës së Mario Gjatës, trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim:

“Sot kemi bërë një paraqitje të mirë, pjesën e parë kemi bërë një lojë të bukur, pjesën e dytë kemi vuajtur, por ne duhet të japim më të mirën.

Duhet të luftojmë deri në fund dhe të luajmë kështu gjithmonë, pse mos të shpresojmë deri në fund. E dimë që është e vështirë, ne duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje të kampionatit, duhet provuar.

Tani është mbijetesa është 10%, por nevojitet të rritemi. Që nga janari që kam ardhur, djemtë kanë bërë maksimumin, por e rëndësishme është të bësh dhe japësh më të mirën. Kemi patur dëmtime dhe nuk mund të bëjmë asgjë, edhe në stiol ne sot kemi patur 4 lojtarë.”