U luajtën sot 5 sfidat e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore, ku nuk munguan surprizat. Teuta, Tirana, Skënderbeu dhe Apolonia arritën të merrnin 3 pikë tepër të rëndësishme në këtë javë, ndërkohë që sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Partizanit dhe Laçit.

Me triumfin e sotëm, durrsakët e Edi Martinit u rikthyen në krye të tabelës, ndërkohë që rivalitet i ashpër edhe për sa i përket mbijetesës. Në hulimtinim e përjavshëm të “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 29-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Vllaznia, Partizani, Teuta.

Ndërkohë lista e bilanceve negative kryesohet nga Skënderbeut, me -22 pikë, për të vijuar më pas me Kukësin, Bylisin dhe Tiranën.

Skuadra e vetme që ka arritur të ruajë balancën në krahasim me sezonin e kaluar është Laçi, që ka 1 pikë më shumë.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

TEUTA +8 pikë

PARTIZANI +10 pikë

VLLAZNIA +14 pikë

LAÇI +1 pikë

TIRANA -13 pikë

KUKËSI -17 pikë

BYLIS -14 pikë

SKËNDERBEU -22 pikë