U mbyll sot java e 30-të në Superiore, ku bien në sy humbja e Vllaznisë me Tiranën, por edhe Teuta që rikthehet te fitorja. Barazim në Laç mes vendasve dhe Partizanit që frenohen këtë javë. Tirana duket se pas fitores në Durrës ja del edhe me shkodranët dhe tashmë duket në rrugë të mbarë në garën për titull…

Ndërkohë që një garë ka edhe në ekipet e mbijetesës. Kukësi vazhdon që të zhgënjejë dhe rrezikon, pasi është dhjetë pikë larg zonës së ftohtë apo vendit të nëntë, ndërkohë që janë në lojë edhe 6 ndeshje apo 18 pikë…

Ndërkohë që ballshiotët e krutanët janë mundur, ndërsa kanë fituar Kastrioti e Apolonia. Pra, siç duket edhe nga renditja më poshtë, pas javës së 30-të, Superiorja ka dy gara tashmë, gjysma e parë e ekipeve në luftën e titullit dhe gjysma tjetër në atë të mbijetesës…