Eshte vetem 14 vjeç por po kalon momente te lumtura. Me Vllaznia U15 jo vetem po luan ne formacion dhe synon fitimin e titullit kampion, por tashme eshte edhe pjese e kombetares se kesaj grupmoshe.

E kemi fjalen per futbollistin Juli Gurraj. I datelindjes 11 shkurt 2007, ai luan ne rolin e qendermbrojtesit teksa po spikat me paraqitjet e tij dhe jo me kot po grumbullohet edhe ne kombetare. Keshtu ka ndodhur edhe diten e sotme kur ai ka qene ne miqesoren qe ajo ka zhvilluar ne Elbasan.

Ndonese ne moshe ende te vogel, Juli dallohet qarte per menyren si i artikulon gjerat, ne kete interviste ndoshta te pare te tij, dhene pasditen e sotme per gazeten “Shkodra Sport”. Per me shume lexoni intervisten e tij:

– Juli sot keni qene i grumbulluar me kombetaren U15. I lumtur per kete ftese per te veshur fanellen kuqezi?

Padyshim qe jam shume i lumtur. Bashke me shokun tim te skuadres, Eregestino Pepnikaj kemi qene pjese e kombetares ne ndeshjen miqesore qe luajten diten e sotme.

Te veshesh fanellen e kombetares eshte nje kenaqesi e madhe dhe une ne rradhe te pare falenderoj ne rradhe te pare Vllaznine dhe kryesisht profesorat e mi Edmond Doçi e Haris Dalipi te cilet me dhane mundesine te luaje ne formacion ne çdo ndeshje, edhe pse jam nje vit me i vogel ne moshe ne krahasim me shoket e ekipit.

– Edhe me Vllaznia U15 po beni paraqitje te mira dhe jeni ne vend te pare. Nje kenaqesi me shume per ju edhe ky sukses?

Jemi nje grup lojtaresh te mire dhe deri tani gjerat kane shkuar ashtu si duhet. Shpresoj te vazhdojme deri ne fund keshtu dhe te synojme edhe fitimin e titullit kampion.

– Cilat jane enderrat tuaja per te ardhmen?

Te behem nje nder qendermbrojtesit me te mire ne Shqiperi dhe t’i sherbej Vllaznise dhe kombetares kuqezi. Keto jane synimet qe kam une per te ardhmen.

– Keni ndonje futbollist qe pelqeni aktualisht te Vllaznia?

Me pelqen shume Adili per menyren si luan dhe shpirtin e gares qe tregon ne fushen e lojes. Une mundohem ta imitoj dhe shpresoj qe ta bej ne menyren e duhur per t’ia shperblyer familjes time, por edhe trajnereve besimin qe kane tek une./SHKODRA-SPORT.COM/