Finalja e Champions Ligës do të jetë e gjitha angleze! Çelsi arriti të triumfonte ndaj ekspertëve të Realit të Madridit me rezultatin 2-0 në aktin e dytë gjysmëfinal duke siguruar një biletë për në Stamboll ku do të përballet me Mançester Sitin më 29 maj.

Skuadra e trajnerit Tuhel, dominoi në pjesën më të madhe të sfidës së sotme, përballë një Reali të fikur dhe pa ide.

Timo Verner në minutën e 28-të dhe Maunt në të 85-tën, ishin autorët e golave, që i dhuruan finalen bluve të Londrës.

FT: ÇELSI-REAL MADRID 2-0

Verner 27′, Maunt 85′

ÇELSI: Mendi, Rudiger, Kristensen, Thiago Silva, Çiluell, Azpilikueta, Zhorzhinjo, Kante, Maunt, Havertz, Verner. Trajner: T.Tuhel

REAL MADRID: Kurtua, Militao, Ramos, Naço, Mendi, Kros, Kasemiro, Modriç, Hazard, Vinicius, Benzema. Trajner: Z.Zidan.