Gjesti i madh nga kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta. Mbrojtësi i djathtë shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për të ndihmuar disa familje në nevojë.

Gurishta ka kërkuar që kushdo që njeh familje në vështirësi të madhe ta kontaktojnë pasi do t’i ndihmojë me pako ushqimore.

Postimi i Gurishtës:

Bamirësia nuk të varfëron. Ndoshta nuk mund t’i zgjidhim hallet, por mund t’i lehtësojmë sado pak dhimbjet.

Kush njeh familje me vështirësi të mëdhaja që nuk përmbushin as minimumin jetik mund të më shkruajnë dhe mund t’i ndihmoj me pako ushqimore me aq mundësi sa kemi.

Për ne ndoshta janë pak, por për dikë mund të jenë shumë”, shkruan Gurishta në postimin e tij.