Leo Mesi do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për të ardhmen. Argjentinasi e ka ndarë mendjen dhe do të vazhdojë karrierën te skuadra ku ka bërë historinë.

Sipas asaj që shkruan “SPORT”, Mesi së bashku me babain e tij, Horge, i cili njëkohësisht është edhe agjenti i tij, kanë nisur bisedimet me presidentin Joan Laporta, për rinovimin e kontratës.

Emri i “pleshtit” është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm te PSG-ja apo edhe të Mançester Siti, por tashmë është vendosur dhe do të qëndrojë në “Kamp Nou”.