Suksesi i sotem ne “Adush Muça” ka qene shume i rendesishem per ecurine e metejshme te Vllaznise ne kampionat kur kane mbetur edhe tre ndeshje deri ne fund.

Por fitorja ndaj Bylisit ka lene edhe pasoja tek kuqeblute sepse dy lojtare jane ndeshkuar me kartona te verdhe ne kete perballje dhe si rrjedhoje, kane plotesuar numrin kater te tyre.

Kjo do te thote se ata jane te pezulluar per takimin e rradhes, ate qe do te luaje diten e hene ne Shkoder ndaj ekipit te Kastriotit.

Behet fjale per mbrojtesin Mevlan Adili dhe mesfushorin Milosh Kaleziç. Ky i fundit u ndeshkua pikerisht ne minuten e 90-te por me shume siguri qe mungesa e tij nuk do te ndikoje tek skuadra sepse ai ka qene rezerve ne gjithe keto takimet e fundit.

Disi me ndryshe qendron skualifikimi i mbrojtesit Adili, nje prej pikave me te forta te skuadres shkodrane. Megjithate, per fat te mire, i gatshem eshte mbrojtesi Imami qe do te rikthehet pas shume javesh ne formacion si titullar./SHKODRA-SPORT.COM/