Me ndeshjen Partizani- Tirana qe perfundoi ne barazim 0-0, tashmë është mbyllur edhe java e 33-të, mund t’i hedhim një sy renditjes, që ka pësuar ndryshime.

Teuta kryeson e vetme, me 62 pikë, teksa ka përfituar nga ndalesa e Partizanit dhe Tiranës në derbi. Të kuqtë qëndrojnë pas me 59 pikë, ndërsa bardheblutë renditen të pestët me 54 pikë.

Vllaznia dhe Laçi janë në kuotë të barabartë pikët 57, teksa ndajnë vendin e tretë dhe të katërt. Pozitat e tyre jane disi me komode per Europen, megjithate nuk kane asgje te siguruar.

Kalendari ne njefare menyre flet per shkodranet, megjithate akoma nuk ka perfunduar asgje dhe si rrjedhoje gjithçka mund te vendoset ne sfiden e fundit ne fushen e tyre ndaj Laçit.

Apolonia tashmë edhe matematikisht ka rënë një Kategorinë e Parë, ndërkohë që Skënderbeu, Kastrioti dhe Bylisi vazhdojnë luftën për mbijetesë.