Fitorja e sotme ne Ballsh ndaj Bylisit sigurisht qe ka shkaktuar nje atmosfere shume entuziaste ne rradhet e kampit shkodran.

Vllaznia vinte pas tre ndeshjesh pa fitore dhe kjo kishte bere qe ajo te perfundonte ne vendin e katert te renditjes, duke e rritur edhe me shume presionin rreth saj.

Kjo eshte pare edhe tek lojtaret por edhe tek stafi teknik. Nga ana tjeter, drejtuesit kane qene te shqetesuar sepse sezoni mund te rrezikohej tashme ne fund.

Por me fitoren e sotme, gjerat kane ndryshuar teresisht. Tashme çdo gje eshte ne doren e saj. Fitorja ndaj Bylisit i ka gezuar pa mase te gjithe ne kampin kuqeblu.

Kjo shihet edhe ne videon e meposhtme e cila tregon festen e tyre ne dhomat e zhveshjes ku siç mund ta shikoni, futbollisteve dhe trajnereve i eshte bashkuar edhe sponsori Alban Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/