Ndryshim i rendesishem nga UEFA. Finalja e Champions League mes Chelsea dhe Manchester City do të luhet në Porto dhe jo në Stamboll.

Ky është vendim i fundit i UEFA, i bërë publik në rrjetet sociale. Problemet me Coronavirus e kanë bërë të pamundur zhvillimin e takimit në Turqi, me instancën e lartë të futbollit europian që ka zgjedhur “Estadio De Dragao”, si impiantin e duhur.

Gjithashtu, bëhet me dije se do të lejohen nga 6000 tifozë për secilin ekip. Manchester City dhe Chelsea kërkojnë të përmbyllin këtë edicion fantastik, duke ia dalë të bëjnë të tyren trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm për Klube, Uefa Champions League.

Prania e nje numri te tille tifozesh ne stadium, sigurisht qe do ia shtoje bukurine kesaj finaleje angleze e cila pritet me shume interes nga te gjithe sportdashesit.