Kur flasim për futbollin shkodran padyshim që janë shumë emra që me lojën e tyre i kanë bërë nder vetes dhe klubit Vllaznia. Shumë prej tyre kanë marrë nderimet e duhura, por ka edhe prej atyre që janë “harruar”.

Njëri prej tyre padyshim që është Seit Çanga. Një personazh shumë i njohur për të cilin do të flasim sot sepse pikërisht në këtë ditë ai feston ditëlindjen e tij. Mbush 67 vjeç dhe me këtë rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Seit Çanga ka lindur në Shkodër më 16 maj 1954 dhe zgjedh të merret me futboll, edhe ngaqë një nga të afërmit e tij luante në atë kohë me Vllazninë, pikërisht Rauf Çanga.

Luan në rolin e qendërmbrojtësit (mbrojtës i lirë) me shumë sukses për shumë vite me rradhë, dallohej për lojën e tij, ndërhyrjet e sakta dhe mbi të gjitha sparkatat që i kishte një dhunti.

Me Vllazninë ka arritur të fitojë tre tituj kampionë, pikërisht në vitet 1974, 1978 dhe 1983 si dhe i dy Kupave të Republikës në vitet 1979 dhe 1981. Ka qenë lojtar i Kombëtares Shpresa pikërisht në sezonin kur ajo u rendit në tetë më të mirat e Europës.

Pas lënies së karrierës si futbollist, për pak kohë ka punuar edhe si trajner duke qenë pjesë e stafit të Hysen Dedjes në vitin 1978 kur Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë. Më pas, Seit Çanga është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend ku jeton edhe sot e kësaj dite.
Gjergj KOLA