Drejtuesit e klubit shkodran po bëjnë të pamundurën që ta karikojnë ekipin për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Partizanit, me shpresën për t’i shkuar deri në fund betejës për titullin kampion.

Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se drejtuesit po shikojnë mundësinë që ta stimulojnë skuadrën me një premio të majme, shumë e padhënë më parë për fitoret e kuqebluve.

Shifra mund të shkojë deri në 20 mijë euro për fitoren, por që ende jo e zyrtarizuar nga klubi.

Ne fakt duhet thene se gjate ketii sezoni ekipit te Vllaznise nuk i kane munguar asnjehere premiot dhe keshtu do te ndodhe edhe ne keto tre ndeshjet e fundit te sezonit.