Vllaznia ia doli të kualifikohej për në Kupat e Europës, pas një sezoni fantastik. Të besuarit e Brdaric luftuan edhe për titullin kampion, por ajo që i penalizoi, ishte vetëm golavarazhi.

Shkodranët kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kujtojnë rrugën e gjatë. Në shkrim ceket shpëtimi nga rënia me 27 maj të vitit 2017, në atë barazim pa gola ndaj Tiranës.

Më pas kthehet në memorie, “përshendetja” me elitën dhe Play Out, një vit më vonë. Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur ky edicion, i cili i ka bërë tifozët e Vllaznisë, të ëndërrojnë për shumë kohë.

Postimi:

27.05.2017 / KF Vllaznia – KF Tirana, ndeshje per mbijetese duke siguruar qendrimin ne Superiore ne javen e fundit te kampionatit para 16 mije tifozeve ne stadium. 2017/18 – Vllaznia bie nga Kategoria Superiore 2019/20 – Play Out per te rene nga Kategoria.

27.05.2021 / KF Vllaznia zgjohet si nenkampione me pike te barabarta me kryesuesen. Siguron pjesmarrjen ne kompeticionet europiane dhe finaliste e Kupes te Shqiperise.VLLAZNIA PO VJEN…!!