Vllaznia ka qene gjithnje nje ekip qe I ka terhequr vemendjen opinionit sportiv shqiptar, duke sjellur krahas shume vleresimeve pozitive fael shkolles se saj njeshekullore, edhe te papritura, si renie nga kategoria, nje pritje e gjate ne vite per te perseritur sukseset e titullit kampion.

Keshtu kishte ndodhur ne vitet e para te kampionatit kombetar te pas luftes, kur ajo ishte kampione absolute ne vitet ’45 dhe ’46.

Por per te arritur perseri ne majat e futbollit shqiptar u deshte nje pritje e gjate prej 20 vitesh per te ngritur nje trofe te futbollit shqiptar.

U sakrifikua shume per te ringjalle Vllaznine e ’45 e ’46, duke ulur ne pankina emrat te shquar te futbollit jo vetem shkodrane, por edhe atij shqiptar, duke bashkuar dy ekipet rivale Puna e Dinamo, nen emrin simbolik Vllaznia, duke bere ripertrirje te saj me futbollist te rinj, por pa ia arritur qellimit final, pra te ngritjes se nje kupe.

U desh te pritej viti 1965. Ishin disa tifoze te kesaj Vllaznie qe kishin trokitur ne porten e ish futbollistit te shquar Skender Jareci, I cili kishte nisur karrieren e trajnerit. Dhe kjo nuk behej pa marre dhe lejen e miratimin e organeve partiake e shteterore te qytetit verior, e deri ne instanca me te larta ne kryeqytetin shqiptar.

Siç dukej te gjithe ishin te prokupuar per te risjell ne skenen e futbollit shqiptar emrin e Vllaznise.
Dhe I ndjeri Skender Jareci qe gjeti nje mjedis shume te favoreshem per te punuar I hyri me guxim rruges per transformimin e Vllaznise duke sjelle nje grup talentesh te rinj qe do benin emer, menjehere pasi fituan Kupen e Shqiperise me 1965 duke mundur ne finale Skenderbeun 1-0 me golin e sulmuesit te shquar Selami Dani.

Pra ardhja nje trajneri nga kryeqyteti me nje autoritet te padiskutueshem, beri te mundur jo vetem te fitohej Kupa e Shqiperise, por te viheshim themelet per nje Vllazni Kampione, siç ndodhi ne fillimin e viteve ’70, nen drejtimin e te mirenjohurit Xhevdet Shaqiri.

Pas 56 viteve historia kthen faqen e saj, duke rikujtuar se dueli Vllaznia- Skenderbeu do te percaktoje fituesen e Kipes se Shqiperise, perseri ne Kryeqytet, per vitin 2021.

Dhe kjo ndodhe kur Vllaznine e drejton nje trajner jo shkodran, por jo I importuar nga Tirana, ne rastin konkret gjermano-kroati Thomas Brdariç.

Pra qenka e thene se per te risjelle Vllaznine kampione, fitorja e mundeshme e nje Kupe te Shqiperise qenka nje paralajmerim se rruga drejte titullit kampion nuk eshte me rastesi por nje realitet,ne mos kete sezon e ardhmja e Vllaznise eshte e garantuar nga puna e nje profesionisti e dashamiresi per Shkodren e shkodranet, trajneri Thomas Brdaric, I cili nen mbeshtetjen e Kryetares se Bashkise znj.Voltana Ademi dhe sponsorit te pakursyer z.Alban Xhaferi.

Por le te presim deri me 31 maj a do te jete nje realitet, kjo persritje fitoreje ndaj Skenderbeut.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE