Thomas Brdariç ka kthyer përsëri Haris Dilaver në majën e sulmit të Vllaznisë për ndeshjen vendimtare për fitoren e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i ka besuar sulmuesit në këtë duel, duke lënë pas eksperimentet e kryera në kohët e fundit.
Ndërkohë, në mbrojtje kthehet katërshja e zakonshme e prapavijës, me ndryshime të vogla në mesfushë ku mbetet përsëri jashtë një lojtar si Imeri.
Sa i përket korçarëve, Memelli ka hedhur në lojë thuajse të gjithë emrat e zakonshëm të ndeshjeve të fundit, ku bie në sy pozicionimi i Marës përkrah Mensah, duke zënë vendin e Elvi Berishës i cili ishte ai që siguroi kualifikimin në finale, por mungon për shkak pezullimi.
Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Da Silva, Kruja, Dilaver.
Trajner: Th. Brdariç
Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Sadriu, Vitija, Dumfur, Meksi, Zhan Viktor, Taipi, Vangjeli, Mara, Mensah.
Trajner: M. Memelli