Pas fitores së Kupës, drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati në prononcimin për emisonin ”Gol pas Goli”, foli për të gjitha vështirësitë e sezonit si dhe tregoj një moment pikant nga festa me tifozët.

Festa: ”Lojtarët hoqën fanellat dhe ua dhanë unë nuk kisha çfarë u jepja dhe i dhashë tifozëve kollaren”.

Puna: ”Nuk mund të harroj kurrë kur më mori Alban Xhaferi në telefon dhe më shprehu interesimin. Kanë pyetur profesor Hafizin i kanë kërkuar këshillë për mua, këtu ishte shumë ambient kërkues, i egër, i vështirë por kur kemi rezultatet çdo gjë është e lehtë”.

Gëzimi: ”Është absolutisht kënaqësi e madhe, kemi humbur kampionatin për tre gola jo për pikë. Fituam Kupën, nga organizmi i klubit nga krijimi i kushtit për lojtarët, po s’u krijove kushte të gjithë largohen duhet të kenë kushtet e mundshme. Në 9 ndeshje morëm 5 pikë ishte krizë e madhe, po të kishim kushte më të mira do kishim fituar kampionatin”.

Synimi: ”Unë jam drejtor sportiv kurrë në jetë skam pasur synim të isha trajner i Vllaznisë, më intereson puna ime dhe më intereson marrëdhënia midis klubit dhe stafit teknik dhe lojtarëve të gjitha kërkesat e drejtuesve ja përcjell stafit teknik.

Kemi një lidhje të ngushtë me Brdariç dhe Elvis Plorin dhe çdo lëvizje e kemi bërë bashkë, kemi sinkron shumë të mirë. Kemi një bashkëpunim perfekt dhe e kemi pasur gjatë gjithë sezonit. Nuk është pyetje për mua sepse nuk e kemi rinovuar kontratën ende dhe besoj se shumë shpejt mund të konkretizojmë me kushte më të mira, me kushte për stërvitje dhe sportive sepse ato financiare nuk e shpërblejnë dot mundin deri në pikën e fundit”

Besimi: ”Nuk do të harroj kurrë kur ndërtuam ekipin pas 5-6 javësh kishte shumë kritika, sepse të gjithë thanë që do zbresim nga kategoria ja ku jemi sot për të gjithë skeptikët. Jam larguar nga pasioni im në televizion për një pasion tjetër por në fund kemi dale shumë mirë e kemi mbyllur me trofeun, është një super sezon”.

Pushim? ”Nuk e di as gëzojmë sepse me datën 11 fillojmë fazën përgatitore dhe më pas do fillojë puna. Të pushosh 2-3 javë je super por të pushosh 2-3 ditë koka nuk është në rregull”.