E ardhmja e Serxho Ramos vazhdon të jetë në ajër, megjithatë ajo duket se do të jetë larg Real Madrid. Kapitenit nuk po i plotësohet dëshira e rinovimit me më shumë se një vit dhe me kushte të larta financiare nga presidenti Florentino Perez.

Ndaj, shumë klube, nga ato edhe më të pasurat si PSG apo Mançester Siti janë gati të bëjnë lëvizjen e tyre për të siguruar një lojtar me eksperiencën e Ramos.

Së fundmi, nga Madridi vjen një tjetër sinjal largimi. Klubi ka shpallur ditën e sotme fanellat e reja për sezonin e ardhshëm dhe aty mungon pikërisht Ramos.

Diçka e çuditshme pasi Adidas që është edhe sponsori, kërkon gjithnjë që lojtarët kryesorë të jenë pjesë e fotove. Por, sipas mediave spanjolle, Ramos nuk është prezantuar për seancën fotografike dhe në këtë formë lë shumë dyshime për të ardhmen me Los Blancos. /VipSport/