Largimi i Serxhio Agueros nga Mançester Siti vazhdon të prodhojë polemika pa fund dhe në epiqendër të tyre është Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll u shfaq duke parë pas përfundimit të kampionatit për sulmuesin argjentinas që largohej nga skuadra e tij, por deklaratat e familjarëve praktikisht bëjnë që këto pamje të cilësoheshin një mashtrim nga tekniku i Mançester Sitit.

Fillimisht ishte vëllai i lojtarit ai që i hodhi poshtë pretendimet se Guardiola ishte i mërzitur për Agueron, ndërsa më pas e kishte radhën babai i tij. Leonel del Kastijo, që të përgënjeshtronte Guardiolën.

“Nuk e besoj Guardiolën. Asnjëherë nuk e deshti Agueron. Ai dëshiron që të jetë vetë protagonisti në të gjithë ekipet ku ka drejtuar”, tha babai i lojtarit, praktikisht duke e nxjerr teknikun mashtrues për veprimet e tij.

Aguero zgjodhi të shkonte te Barcelona, por babai i tij siguroi se zgjedhjet kishin qenë të shumta. “Totenhemi, Arsenali dhe Çelsi deri në momentet e fundit ishin të interesuara për të. Nëse nuk do të qëndronte në Angli, do të shkonte në Itali”, shpjegoi ai. /vipsport/