Mirel Josa pritet të largohet nga Kukësi. Sipas RTSH Sport, trajneri i verilindorëve nuk do konfirmohet në detyrë pas një sezoni “jo” që Kukësi mbylli.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga klubi, me Kukësin që javët e fundi u përfshi nga një situatë jo e qetë, teksa lojtarët që kërkonin pagat e prapambetura, duke shkuar deri në përplasje fizike.

Tanimë te verilindorët duhen vendosur pikat mbi “i” pas një sezoni ku skuadra nuk do mund të përfaqësohet në Europë. Në klub ende nuk kanë një përgjigje për drejtorin Nderim Nexhipi, që pas zërave për largim mund të rikonfirmohet.

Ndryshime radikale pritet të ndodhin në skuadër, teksa një ndër emrat e shumëdëshiruar për rikthim është ai i Emiljano Mustës. Elbasanasi është ndër lojtarët me eksperiencë në Superligë, teksa zhvilloi një sezon të mirë me Laçin.

I larguar nga Kukësi një vit më parë, duket se dëshira e drejtuesve është për rikthimin e mëngjarashit./newsport/