Duket se huazimi në Holandë tek Viteshe, i ka shërbyer më së miri Armando Brojës për të bindur Çelsin, klubin në pronësi të kartonit të tij. Talenti shqiptar ia doli të realizonte 11 gola me Viteshen, ndërsa e ndihmoi ekipin të renditej në vendin e katërt të kampionatit.

Ndaj, paraqitjet e lojtarit të Shqipërisë nuk kanë kaluar pa rënë në sy të trajnerit Tomas Tuhel. Gjermani e sheh Brojën si pjesë të ekipit për sezonin e ardhshëm, ndaj edhe drejtuesit e bluve do të nisin negociatat për të rinovuar me 19-vjeçarin.

Kështu, me largimin e Zhirud dhe Abraham, Broja do të kishte më shumë hapësira në Stamford Bridge, ndërsa edhe klubi me rikthimin e djaloshit të akademisë, do të mund të fokusohej te blerja e vetëm një sulmuesi në merkato.

Në këtë formë, Broja duket se ka shansin e artë për të treguar vlerat e tij, teksa edhe pse në moshë fare të re, mund të bëjë tashmë hapin e madh ta karrierës. /VipSport/