Alesio Romanjoli është ende i paqartë për të ardhmen e tij.

Kapiteni i Milan nuk kërkon të abandojë anijen e tij kuqezi, por nga ana tjetër agjenti Mino Raiola, vazhdon t’i bëjë presion klubit italian për të rinovuar kontratën e përfaqësuesit të tij me një përmirësim të ndjeshëm financiar. Kështu, bisedimet kanë ngecur, ndërkohë që klubet e tjera kërkojnë të përfitojnë.

Së fundmi, për Romanjolin ka nisur të lëvizë Barcelona. Katalanasit besojnë te mbrojtësi italian dhe ofrojnë në shkëmbim Xhunior Firpo, plus para. Megjithatë, te Milan nuk janë të bindur teksa e dinë mirë se lojtarin e tyre e pëlqen edhe Mançester Junajtid, PSG apo Totenhem e do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur.

Megjithatë, edhe dëshira e vetë Romanjolit do të jetë vendimtare, teksa ai ka shprehur dëshirën për të vazhduar me ngjyrat kuqezi nëse i plotësohen kërkesat. /VipSport/