Brazili vazhdon të shkëlqejë në kualifikueset për Botërorin, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës. “Seleçaos” kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Paraguain, falë golave të Nejmarit dhe Paketas.

Me këtë fitore Brazili vazhdon kryesimin, me 18 pikë, me 6 fitore, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Nga ana tjetër, Argjentina nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2. Romero në minutën e tretë dhe Paredes në minutën e tetë, i dhanë avantazhin e dyfishtë Argjentinës, por Kolumbia barazoi falë golave të Muriel në minutën 51 dhe Borjas në minutën e 94-t.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Kili barazoi 1-1 ndaj Bolivisë, ndërsa Uruguai u ndal në barazim pa gola nga Venezuela.