Arbër Çyrbja është një mesfushor me eksperiencë që në të shkuarën është aktivizuar në elitë me ekipet e Besës, Kukësit, Teutës, por edhe Erzenit si i huazuar.

Sezonin e shkuar, Çyrbja u aktivizua në elitën e futbollit kosovar, me një skuadër si Gjilani.

Por, duket se pak ditë më parë, ai konfirmoi divorcin me gjilanasit dhe tashmë e sheh të ardhmen e tij në Superioren shqiptare, të cilën e njeh mjaft mirë. Madje nuk kanë munguar edhe ofertat më adresë të tij nga ekipe elitare.

Arbër Çyrbja tashmë që është në kulmin e karrierës synon që të bëj zgjedhjen e duhur dhe të bëhet pjesë e ndonjë ekip të nkohur dhe që të ketë synime madhore në elitën e futbollit shqiptar.