Per momentin eshte lojtari me i kerkuar ne merkaton e kampionatit te Kategorise Superiore teksa perpos Vllaznise qe kerkon ta kete serish ne rradhet e saj, jane dhe Kukesi, Partizani e Tirana qe duan sherbimet e tij.

E kemi fjalen per mesfushorin me origjine nga Shkodra Herald Marku. Ai per momentin ndodhet me pushime dhe ende nuk ka vendosur per te ardhmen, megjithate kjo pyetje do te marre pergjigje shume shpejt.

Marku ka pranuar te flase per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka folur per ofertat e ardhura por edhe per te ardhmen. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone pak minuta me pare:

– Herald po flitet shume ne merkato rreth jush, teksa emri juaj eshte permendur si i kerkuar nga ekipet e Kukesit, Partizanit dhe Tiranes. Sa te verteta jane keto zera dhe a keni oferta konkrete prej tyre?

Mund te konfirmoj faktin qe te gjithe keto lajme jane te verteta. Kam patur bisedime me skuadrat qe ju permendet dhe po ashtu, kam marre edhe oferta konkrete prej tyre.

– Po me drejtuesit e Vllaznise keni biseduar per rinovim?

Po kam folur edhe me drejtuesit e Vllaznise per kete çeshtje.

– Kush do te kete prioritet per ju, oferta me e larte financiare apo ndonje detaj a preference tjeter?

Prioriteti im eshte zhvillimi ne aspektin profesional individual si dhe ne grup. Pjeset e tjera jane te rendesishme por jo paresore per mua.

– Me shume shanse keni per rinovim me Vllaznine apo ke ende dilema?

E thashe edhe me lart, jemi ne negociata e siper.

– Kur do te vendosesh per te ardhmen sepse siç dihet, skuadrat do te zbresin shume shpejt ne fushen e stervitjes?

Per momentin jam me pushime. Besoj se kur te kthehem do te kem vendosur per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/