Kampionët e saposhpallur të Europës, Çelsi, janë vënë në ndjekje të Açraf Hakimit. Lojtari i zikaltërve pëlqehet nga trajneri Tuhel, teksa londinezët mendojnë të ofrojnë në shkëmbim të tijin Kristensen dhe Emerson.

Mirëpo, te Inter pranojnë vetëm para në dorë për të lënë të lirë anësorin. Italianët ia kanë vendosur në 75 milionë euro çmimin Hakimit dhe nuk bëjnë skonto duke ditur që në garë për të është edhe PSG.

Madje, pritet që në ditët në vijim francezët të rinisin sulmin për Hakimin teksa së fundmi kanë qenë të ngarkuar me çështjen Donaruma.

Ndërkaq, e sigurtë është se Hakimi do të largohet nga Milano, duke qenë se Inter ka nevojë të shesë prej çështjeve financiare të cilat nuk janë shumë të qëndrueshme për shoqërinë e drejtuar nga Zhang. /VipSport/