Granit Xhaka është shndërruar në një objektiv kryesor të merkatos së Romës.

Mesfushori me origjinë shqiptare është një kërkesë ekzkluzive e trajnerit Hoze Murinjo dhe drejtuesit verdhekuq po bëjnë të pamundurën për të plotësuar dëshirën e portugezit.

Kështu, për të arritur te 30 milionët që Arsenal kërkon për Xhakën, Roma ka nxjerrë në merkato Olsen, Florencin dhe Ynder. Sakaq, një favor për italianët në këtë tratativë është edhe dëshira e Xhakës për të luajtur nën urdhrat e Murinjos.

Ndërkohë, mesfushorit i kanë bërë gati edhe një kontratë 4-vjeçare në Romë me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon plus bonuset. /VipSport/