Negociatat kanë nisur prej disa ditësh, mirëpo së fundmi ato kanë arritur në një pikë finale. Mauricio Sarri dhe Lacio kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tekniku toskan do të jetë në krye të kryeqytetasve për sezonin e ardhshëm teksa ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023.

Ndërkohë, klubi ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për ta prezantuar duke qenë se në Tëitter, bardhekaltërit kanë postuar një cigare (pasion i vjetër i Sarrit), me nënshkrimin: Kush ka për të ndezur?

Në këtë formë, Sarri merr trashëgiminë e Simone Inzagit, ndërsa do të kërkojë të riktheje kryeqytetasit pretendentë për zonën e lartme të renditjes, që mundëson kualifikimin në Champions League, diçka shumë e rëndësishme për Lacion.

Sakaq, Sarri rikthehet në detyrë pas një sezoni pushim, ku më parë ishte në drejtimin e Juventus. /VipSport/