Sezoni i mbyllur me vendin e dyte ne kampionat dhe me fitoren e Kupes se Shqiperise, konsiderohet fantastik nga nje prej emblemave te futbollit shkodran dhe shqiptar, Hysen Zmijani. Duke dhene nje interviste per “Shkodra Sport”, ai fillimisht ka analizuar suksesin e sezonit qe sapo u mbyll.

“Nje sezon qe u mbyll ashtu si duhet dhe meriten kryesore e ka ne rradhe trajneri Brdariç, te cilit “duhet t’i heqim kapelen” per punen qe ka ba me skuadren. Pastaj eshte presidenti qe eshte i padiskutueshem per meriten e tij ne kete sukses sepse e kemi pare ku ka qene Vllaznia pa president gjithe keto vitet e fundit.

Na eshte rrenqethur trupi pas atij suksesi ne Kupe sepse kishim 13 vite pa festuar dhe them se e kemi merituar kete sezon plotesisht kete feste”- ka thene Zmijani.

Ish- mbrojtesi i njohur flet edhe per vazhdimesine per te cilen thote: “Sigurisht qe duhen perforcime sepse skuadra ka patur oshilacionet e veta ne momente te caktuara. Duhen lojtare te mire, por nuk duhen harruar edhe elementet e rinj sepse ata te sherbejne per te ardhmen.

Kontratat e futbollisteve duhet te jene afatgjata dhe te mos mendojme vetem sot per sot. Por une shpresoj qe te mbyllet sa me shpejt procesi i privatizimit sepse me gjysem privatizimi sivjet dhe erdhi suksesi, llogarite qe klubi te jete i privatizuar komplet”./SHKODRA-SPORT.COM/