Emir Sahiti ka mbyllur aventurën e tij te Sibeni. Sulmuesi shqiptar ishte huazuar nga Hajduk Split te skuadra e Sibenik dhe në 33 ndeshje të luajtuara këtë sezon, Sahiti shënoi 33 gola.

Një sezon I shkëlqyer për 22 vjeçarin që tashmë do të rikthehet te Hajduk për të luajtuar shanset e tij pasi klubi ka kërkuar rikthimin e tij në ekip.

Sahiti ka luajtur 10 ndeshje me kombëtaren U21 të Shqipërise teksa ka shënuar edhe 2 gola, por nuk është preferuar nga trajner Reja as për miqësoret që u zhvilluan ndaj Uellsit dhe Çekisë.

Postimi i Sahitit:

Dëshiroj të përfitoj nga ky rast të falënderoj HNK Shibenik, të gjithë trajnerët, punonjësit e klubit dhe tifozët.

Faleminderit për mundësinë dhe mbështetjen, ishte e mrekullueshme të punoja me ju. Unë do të vazhdoj të jem tifozi juaj besnik.