Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” sot do te hape nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është arbitri i njohur Said Ahmeti, i cili eshte nje kohesisht një tifoz i zjarrte i Vllaznise.

Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne menyre te shkurter, me pak fjale, por te dala nga zemra, ne kete menyre:

“Sezoni qe u mbyll ishte i mrekullueshem. Vllaznia arriti objektivat dhe kaloj dhe pritshmerite. Merite absolute e donatorit z.Alban Xhaferi qe beri nje menaxhim perfekt.

Pritshmeria per sezonin e ri eshte plote shprese sepse Vllaznia do luaje ne Europe dhe optimizmi eshte i madh qe z./Alban Xhaferi te kthehet nga donator ne president LEGJITIM dhe jam shume optimist qe Vllaznia do kthehet aty ku i takon ne nje nder 3 vendet e para do jete pretendente ne dy fronte si ne kampjonat dhe ne kupen e Shqiperise”.