Pas Kale, Torasës, Bathës, tashmë është radha e Kristi Vangjelit për t’i dhënë pas dy viteve lamtumirën Tiranës.

Mbrojtësi ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se e ka mbyllur me kryeqytetasit dhe se largohet me kokën lart pasi ka arritur objektivat personalë, por edhe të klubit duke qenë se u shpallën kampionë të sezonit 2019-2020.

“Përshëndetje miq, dua t’ju njoftoj që nga sot nuk do jem më pjesë e ekipit të Tiranës. Dua të falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafet teknik edhe bashkëlojtarët që kemi punuar së bashku këto 2 vite.

Gjithashtu një falënderim për tifozerinë e Tiranës, të cilët na kanë mbështetur në çdo moment! Iki me kokën lart dhe me objektivat e realizuara, si të klubit po ashtu edhe personalet. Me respekt, Kristi Vangjeli”, shkruan mbrojtësi. /VipSport/