Elseid Hysaj shpërblen besimin e trajnerit Sarri dhe i kthen përgjigje të gjithë kritikave të tifozëve të Lazios që kanë vërshuar drejt tij ditët e fundit.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë me fanellën e kryeqytetasve, në miqësoren që aktualisht po luajnë përballë Belluno.

Hysaj ka shënuar gol për 4-0, në minutën e 36-të. Ky është takimi i dytë që Hysaj aktivizohet me Lazion, që prej kalimit të tij në kryeqytet me parametra zero nga Napoli.

Ndaj tij ka patur nje reagim shume te ashper te tifozeve te Lacios per nje kenge te kenduar ne momentin e prezantimit tek kjo skuader.

Mbrojtesi shkodran padyshim qe do te tentoje t’i binde sa me shpejt ata dhe t’i beje per vete, me lojen e mire qe do te zhvilloje me fanellen e kesaj skuadre.