Ne Qipro jane duke i dhene vleresimin e duhur dy sfidave qe AEL Limassol do te luaje ndaj Vllaznise ne kuadrin e turit te dyte te “Conference League”.

Trajneri i ketij ekipi Dushan Kerkez ka dhene nje interviste diten e sotme per portalin kroat germanijak.hr” ku ka folur per shume gjera, si per futbollin kroat, ate qipriot, jeten e tij ne Qipro prej 15 vitesh e shume gjera te tjera.

Kerkez padyshim qe eshte pyetur edhe per sfidat qe do te luaje ndaj skuadres nenkampione te Shqiperise dhe ai e ka vleresuar maksimalisht ate duke thene se ne keto perballje nuk ka favorit.

Po ashtu trajneri i AEL ka vleresuar edhe faktin qe Vllaznia i luan ndeshjet e saj ne shtepi para 10 mije spektatoreve dhe ky nuk eshte nje lajm i mire per ekipin e tij. Ja si eshte shprehur konkretisht Dushan Kerkez:

“Ne jemi përgatitur për kete ndeshje. Kemi ndryshuar vetëm disa lojtarë. Une shpresoja te luaja kunder Široki sepse kam luajtur në Mostar kunder tij dhe do të ishte mirë të vija përsëri në ato pjesë.

Vllaznia është një kundërshtar i vështirë, ata luajnë në shtëpi përpara 10 mijë tifozëve fanatikë dhe sigurisht që do të jetë e vështirë. Do të thoja që nuk ka favorit të qartë”./SHKODRA-SPORT.COM/