Skuadra e Egnatias pas suksesit sezonin e kaluar, tashme synon që në këtë edicion në Kategorinë Superiore të mos jetë vetëm kalimtare.

Klubi i qytetit të Rrogozhinës ka krijuar një grup lojtarësh me eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar dhe me një trajner ekspert si Gugash Magani, shpreson që të qëndrojë larg telasheve të luftës për mbijetesën.

Por përtej planit sportiv, te rrogozhinasit po punohet po aq me ngulm për anën infrastrukturore. Klubi ka nisur prej dy muajsh rikonstruksionin e stadiumit dhe shpreson që ta ketë gati për fillimin e kampionatit në shtator.

Në këto video të regjistruara sot, shihet se puna vazhdon si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në pjesën e jashtme të tribunave pa ndërprerje, për të bërë të mundur që ky impiant të jetë gati për sfidat e Superiores kur të fillojë kampionati, në të cilin Egnatia shpreson të ketë një rol protagonisteje larg fundit të tabelës.