Ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri është shndërruar në një lider te skuadra e Astanës.

24-vjeçari nga Berati iu bashkua skuadrës kazake nga skuadra e Partizanit në këtë merkato verore, teksa menjëherë u gradua na trajneri si titullar.

Bitri bëri një paraqitje dinjitoze edhe në sfidën e sotme ndaj Arisit të Selanikut, në takimin e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Shqiptari ishte i pakalueshëm në triumfin 2-0 që skuadra e Astanës arriti në shtëpi.

Mbrojtësi beratas u aktivizua përgjatë gjithë ndeshjes, teksa me fitoren bindëse ditën e sotme, kazakëve të Astanës do iu duhet të ruajnë epërsinë e dy golave në ndeshjen e kthimit pas 1 jave në Selanik.