AEL-Vllaznia po luhet stadiumin e Limasolit “Cirio”, që ka një kapacitet prej 13,331 vendesh. Edhe pse qipriotët janë favoritë në letër, shkodranët e trajnerit Brdariç do të tentojnë të marrin maksimumin në këtë përballje.

Për sa i përket formacionet zyrtare të bërë publik pak minuta më parë nuk mungojnë surprizat. Bie në sy aktivizimi nga minuta i parë i talentit Çoba, ndërkohë që nuk është preferuar Ardit Hoxhaj.

AEL Limasol-Vllaznia 1-0
45’+2′ Çepoviç

MINUTË PAS MINUTE

57’ Santos shfaqet i vetëm para Zogoviç dhe gjuan në portë, por për fat të mirë dërgon topin në duart e gardianit i cili devijon sferën.

54’ Mazan vjen nga mbrojtja përsëri në krahun e majtë dhe provon nga distanca, por nuk gjen portën e shkodranëve me Zogoviç i cili shoqëron sferën me sy.

52’ Goditje dënimi për Vllazninë nga e djathta e sulmit, Kruja harkon nw zonë por mbrojtja vendase largon rrezikun.

50’ Torres gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e Zogoviç.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në radhët e skuadrave.

Mbyllet pjesa e parë e takimit

45’+2’ GOL! Vendasit shënojnë golin e avantazhit me Çepoviç. Harkim nga e djathta i Mazurek, Eles nuk gjuan me kokë por pason te Çepoviç i cili nga një distancë e afërt nuk e ka të vështirë të mposhtë Zogoviç.

42’ Zogoviç spektakolar! Portieri fluturon dhe grushton një goditje dënimi të Euler, duke i mohuar golin skuadrës vendase.

37’ Mazan del nga prapavija për të ndihmuar sulmin e qipriotëve, por goditja e tij devijohet në këndore nga mbrojtja shkodrane.

33’ Traversa shpëton Vllazninë, Çepoviç futet në zonë dhe nga e majta gjuan në portë, por sfera përfundon ën traversë dhe më pas fluturon jashtë.

41’ Gjurgjeviç ndëshkohet me karton të verdhë.

30’ Një tjetër iniciativë e shkodranëve nga e majta, Bulatoviç dhe Jonuzi kombinojnë mirë, me mesfushorin që gjuan por dërgon sferën mbi traversë.

25’ Vllaznia kontrollon çdo nismë të skuadrës kundërshtare dhe fiton terren në këto minuta.

22’ Rasti i parë i rrezikshëm për Vllazninë. Harkim nga e majta në zonë për Gjurgjeviç i cili gjuan me kokë por dërgon topin në duart e portierit kundërshtar.

19’ Drithërima në portën qipriote, Jonuzi gjuan nga distanca por sfera përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën pingule.

12’ Mazurek gjuan por sheh topin të bllokohet nga mbrojtja shkodrane, pastaj është Çepoviç që provon por e dërgon sferën në duart e Zogoviç.

9’ Mundësi e artë për AEL. Santos harkon nga e djathta për Çepoviç. Ky i fundit tenton nga distanca e afërt me portën por nuk godet si duhet topin dhe sfera përfundon jashtë kuadratit.

6’ Harkimi i Torres gjen Çepoviç, por ky i fundit nuk arrin të çojë sferën drejt katërkëndorit të Zogoviç.

2’ Shkodranët duken më të tërhequr në prapavijë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Limasolit

FORMACIONET ZYRTARE:

AEL LIMASOL: Vozinha, Santos, Andre Tekseira, Ristevski, Mazan, Sito Riera, Medojeviç, Mazurek, Torres, Çepoviç, Euller.

VLLAZNIA: Zogoviç, Bulatoviç, Imami, Adili, Gurishta, Jonuzi, Krymi, Kaleziç, Çoba, Kruja, Gjurgjeviç.