Kanë startuar në orën 18:45, tetë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës. Në fushë kanë zbritur emra të rëndësishëm në futbollin Europian, si Lacio, Uest Hem, Marsejë, Galatasarai, Sëlltik, etj, teksa do të kërkojnë ta nisin këtë sezon të ri të Ligës së Europës, me rezultate pozitive.

Të gjitha skuadrat kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, që do të zbresin në fushë, teksa bie në sy prezenca e lartë e futbollistëve shqiptarë, që e nisin nga minuta e parë.

Strakosha dhe Hysaj, janë graduar titullarë, te Lacio, në përballjen ndaj Gallatasarait, ndërkohë te Dinamo e Zagrebit aktivizohet nga minuta e parë, Arijan Ademi, shqiptari i Maqedonisë. Ndërkohë për sa i përket Myrto Uzunit, talenti beratas, nuk është preferuar nga trajneri titullar, në përballjen ndaj Leverkuzen. Gjithashtu nga minuta e parë aktivizohet edhe Albian Ajeti, i cili është pjesë e Sëlltikut.

REZULTATET LIVE:

Leverkusen-Ferencvarosh 0-1

Mae 8′

Betis-Sëlltik 0-1

Al.Ajeti 15′

Dinamo Z.-Uest Hem 0-1

Antonio 22′

Rapid V.-Genk 0-0

Gallatasaraj-Lacio 0-0

Lokomotiv M.-Marsejë 0-0

Midtjylland-Ludogorets 1-0

Isaken 3′

Crvena Z.-Braga 0-0

Lujatur ditën e mërkurë:

Spartaku i Moskës – Legia Varshavë 0-1

Kastrati 90+1′

FORMACIONET ZYRTARE:

Leverkusen-Ferencvarosh 18:45

Betis-Sëlltik 18:45

Dinamo Z.-Uest Hem 18:45

Dinamo Zagreb

Rapid V.-Genk 18:45

Gallatasaraj-Lacio 18:45

Lokomotiv M.-Marsejë 18:45

Midtjylland-Ludogorets 18:45

Crvena Z.-Braga 18:45