Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç foli për barazimin me Dinamon duke u shprehur: “Kjo është puna e jonë, është shumë e lehtë të përgatitesh ekipin pas një humbje, e dinim që në atë ndeshje i kishim dhuruar teknikisht të gjitha golat. Kemi bërë një punë të madhe këtë javë, punuam shumë këtë javë, analizuam ndeshjen e Dinamos dhe jam i sigurt që e kishim përgatitur shumë mirë.

Jam shumë i lumtur me shumë gjëra që kemi treguar sot, e para që treguam ishte se ky ekip mund të ngihet shumë thjesht. Luajtëm shumë mirë 30 minutat e pra, kishim dy mundësi me Zarubicën dhe në 15 minutat e fundit e humbëm pak ritmin për kundërshtarin nuk e mbyllëm mirë pjesën e parë. Nuk di ç’të them për atë golit e pësuar, por është rastësi, në futboll ndodh.

E kishim të vështirë sepse pas një ndeshje të luajtur me Vllazninë, por ekipi tregoi karakter. Unë u thash lojtarëve që të besojnë në cilësitë e tyre, që punojnë shumë mirë, dhe puna jep frytet e veta. Shënuam një gol fantastik, kishim mundësi me Zarubicën, Ademin. Erdhëm për të fituar, nuk e arritëm, por as nuk humbëm.

Mazrekaj? E dimë kush është Mazrekaj në futbollin shqiptar, por e dimë që nuk është kurrë 100%. Ndeshja e parë filloi nga fillimi, fola me të para ndeshjes e përgatita i thash që nuk kishte faj që ekipi pësoi 5 gola, ishte ndryshim taktik, donim që të përfitonim për 30 minutat e fundit dhe na dha këtë që na dha.

Nuk mund të them që nuk jam i lumtur më ndeshjen e parë, pasi si analizuam pamë shumë gjëra që kishim kërkuar dhe në stërvitje, por ajo që ndodhi ishte që na ndëshkuan gabimet individuale. Fola e ekipin për gabimet, sigurisht me dy mbrojtësit qendrorë sepse është punë e tyre, por mbrojtjen e bëjnë të gjithë bashkë.

E dija që sot ky ekip do të ngrihej, isha i sigurt që do të bëja një punë të mirë, por luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë që kishte marrë një rezultat të mirë në sfidën e parë, dhe pas një fitoreje në shtëpi. Ibraimin në qoftë se e le vetëm për disa sekonda, Imami, mesfushorët e qendrës, dhe ai djali me numrin 30 shumë i talentuar, edhe Gavazaj shumë i talentuar. E mbyll me këtë sepse fals shumë. Kundërashtari në pjesën e dytë tentoi me lojtarë të shpejtë. Ne arritëm t’i mbyllnim shumë mirë.

I njoh shumë skuadrat shqiptare, jo vetëm Laçin kur shkon diku duhet të mësosh për atë vend, mënyrën e jetesës, kulturën, Kombëtaren. Duhet të dish shumë gjëra para se të shkosh në një vend. Kam shumë miq këtu.

Në ditën e parë është e lehtë të thuash erdha për të punuar, por kam ardhur për të fituar. Futbolli është proces që nuk bëhet brenda natës, apo për një javë. Po them që në futboll ke nevojë për kohë, ky ekip ka cilësi, po kanë dhe të tjerët, janë 7-8 ekipe që mund të fitojnë kampionatin. Më pëlqen që të kontrolloj ndeshjen, por pak nga pak. Jam i lumtur që në kaq pak kohë, po shkojmë atje ku duhet.