Pas largimit të Cristiano Ronaldos këtë verë, Juventusi po përgatitet të lëshojë një tjetër lojtar shumë të rëndësishëm të klubit, Mathijs de Ligt.

Holandezi nuk është më i lumtur në Torino dhe tashmë po vlerëson së bashku me Mino Raiola, mundësi të reja për të rifilluar karrierën e tij larg Italisë. Vetë agjenti e ka bërë të ditur këtë në deklaratën e tij të fundit: “Është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë dhe në verë mund të largohet. Këto janë gjërat që ka tregu,” përfundoi ai.

De Ligt, i kushtoi jo pak skuadrës së Juventusit, por ai nuk ka as dashurinë e tifozëve dhe as shtypit. Pasi për ta, performancat e holandezit janë nën pritshmëri.

Me një vlerë në treg prej 75 milion eurosh dhe me një nga pagat më të larta në skuadër, Juventusi nuk do ta kundërshtojë largimin e tij, në të vërtetë do ta lehtësojë atë.