Jo vetëm Superliga, por edhe Kategoria e Parë e futbollit në vendin tonë ka qenë në aktivitet në ditën e sotme. Para pak minutash janë mbyllur edhe gjithë takimet e kësaj kategorie, të vlefshme për javën e dytë ku ndeshjet e luajtën të gjitha në orën 16:00. Përjashtim vetëm çifti Korabi – Butrinti që u luajt në orën 15:00 dhe u mbyll në shifrat 2-1 për dibranët.

Takime interesante kanë qenë edhe ato të zhvilluara mes Erzenit dhe Bylis apo edhe Burreli – Tomori, ku në të parin fituan ballshiotët në një transfertë shumë të fortë. E ndërsa matjanët dhe beratasit e kanë mbyllur në “paqe” me shifrat 0-0. Një javë kjo në Kategorinë e Parë, ku janë shënuar 16 gola në 8 takime.

Një barazim me vlera po ashtu në shifrat 0-0 ka arritur edhe Tërbuni i Pukës i drejtuar nga Elvin Beqiri në transfertën e Lushnjes. Besëlidhja ka humbur sërish edhe në javën e dytë duke vërtetuar se këtë sezon do e kenë shumë të vështirë.

Pas dy javësh Korabi së bashku me Bylis kryesojnë në kuotën e plotë të 6 pikëve duke treguar edhe ambiciet për arritjen e Superligës. Ndërsa renditjen e mbyllin Tomori me 1 pikë dhe Besëlidhja në kuotën e 0 pikëve.

Më poshtë keni edhe gjithë rezultatet e javës së dytë të Kategorisë së Parë:

Korabi – Butrinti 2-1

Apolonia – Shkumbini 2-1

Burreli – Tomori 0-0

Erzeni – Bylis 0-1

Lushnja – Terbuni 0-0

Pogradeci – Besa 0-0

Turbina – Beselidhja 3-1

Vora – Maliqi 3-2
Pergatiti: Endri ÇINARI