Bylisi siguron të dytën fitore radhazi dhe start më të mirë në Kategorinë e Parë nuk mund të kishin. Pasi mundën Besëlidhjen në Lezhë, ia dolën me sukses edhe përballë Erzenit në Shijak.

Jeton Beqiri është më shumë se i kënaqur me këtë trepikësh, ndonëse pranon edhe disa dobësi të shfaqura gjatë lojës. Trajneri i Bylisit, pas ndeshjes, tha:

“E dinim që Erzeni ishte një skuadër shumë e fortë, ndaj dhe ishim të përgatitur për ta përballur. Pavarësisht fitores së vështirë që arritëm, me të cilën jam i kënaqur, përsëri shfaqëm dhe dobësi.

Kemi disa lojtarë të rinj, që ende nuk e kanë thënë si duhet fjalën e tyre. Do të korrigjojmë çdo gjë, por nuk do të kalojmë në eufori”.