Renato Arapi, tashmë në një rol të ri, atë të drejtorit sportive të Teutës, ka analizuar barazimin 1-1 të arritur në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë. Një rivalitet i transmetuar që nga sezoni i kaluar, ku të dyja skuadrat luftuan deri në fund për titull, vazhdon edhe tani, që sipas Arapit nuk ka asgjë më shumë se diçka e bukur për futbollin.

“Në pjesën e parë me Vllazninë kemi bërë shumë mirë, deri në minutën e 35-të ishim shumë superior në mbajtjen e topit. Kartoni i kuq për Todorovskin më pas ndikoi. Në pjesën e dytë bëmë lëvizje të detyruara, që të mos prishnim ekuilibrat, për fat arritëm të shënojmë”.

“Rivaliteti me Vllazninë? Besoj se vjen nga ajo që është krijuar gjatë sezonit të kaluar. Mendoj se kjo është diçka pozitive, e bën kampionatin akoma më të bukur. Koubemba? Ka shumë cilësi, besoj se do na ndihmojë shumë me gola”.

“Ndeshja me Dinamon? Do të mundohemi të marrim maksimumin edhe kësaj ndeshja, nuk do dalim nga natyra jonë, pavarësisht se nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të vështira”.

“Partizani? Është nga vetmet ekipe që ruan të njëjtin ritëm që nga fillimi në fund. Është shumë e vështirë t’i gjeshë hapësira. Mendoj se do të jetë gjatë gjithë kohës në kushtet e pretendentes”.