Napoli po fiton me shifrat 0-2 ndaj Udinese për javën e katërt të Serie A dhe një nga golat është shënuar nga një shqiptar.

Amir Rrahmani ka finalizuar një aksion shumë të bukur të të kaltërve, i nisur nga një goditje dënimi në minutën e 35-të.

Asistin e rrjetës, e dha Koulibaly, partneri i tij në qendër të mbrojtjes. Nëse fiton sot, Napoli ruan vendin e parë në Serie A.