Vllaznia U13 nuk ka arritur dot te fitoje ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ate te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit te Partizanit.

Ne fund te ketij takimi, eshte vulosur rezultati i barabarte 1-1. Shkodranet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Alfredo Dukaj qe ne minuten e 4-te.

Vllaznia U13 ka bere nje ndeshje te mire por edhe Partizani eshte paraqitur ne menyre dinjitoze ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje te kuqte kane arritur te barazojne shifrat me ane te futbollistit Dorzi ne minuten e 53-te.

Ne minutat e mbetura deri ne fund te takimit ka patur perpjekje nga te dy ekipet, por nuk ka patur gol tjeter dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Trajneri Fatjon Hasani hodhi ne fushe ne kete ndeshje kete formacion: Shpuza, Ramaj, Krymi, Hoxha, Begaj, Dukaj, Thana, Selimi, Ymeraj, Golemi e Lulaj, nderkohe qe ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Alija, Durovi, Bishaj e Qukaj.

Fillimi i kampionatit per Vllaznia U13 nuk ka qene ai i duhuri dhe ne dy ndeshjet e para ka marre vetem nje pike, megjithate ne ndeshjet e ardhshme me siguri qe do te vijne edhe fitoret sepse perberja e tij premton shume per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/