Ish-futbollisti, Ermal Tahiri ka qene i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Partizani nuk ka pikë referimi.

Për Vllazninë ai tha se kanë grintë, por në pjesën e dytë ndaj Partizanit u tërhoqën dhe i dhanë mundësinë kundërshtarit të barazonte, por edhe mund të humbiste.

“Partizani nuk ka pikë referimi në sulm. Vjet Partizani nuk kishte pikë referimi, por kishte lojtarë që futeshin me topin në portë. Latifi bëri një veprim dhe vendosi gjithçka. E ka Partizani një të tillë sivjet?! Jo. Vjet kishte Çinarin, Asanin, Bardhin.

Partizani ka ulur shumë edhe gjatësinë. Ke 6 lojtarë, 1.24 në gjatësi. Që të dalësh kampion, duhet kimi. Që ta bësh këtë, duhet të funksionojë ekipi i gjithi. Sot as Partizani as Vllaznia, nuk i bënin dot 4 pasime bashkë.

Me këto që pamë, përgatitja është shumë e mirë, qarkullimi i mirë, presioni i mirë, por ana ofensive ishte keq. Në 3 ndeshjet e para, janë 7 ekipe për të dalë kampione. Vazhdimësia e Vllaznisë nuk ishte ajo që prisnim. Kanë probleme në mbrojtje.

Lojtarët e Vllaznisë e kanë grintën dhe luftojnë. Kanë lojtarë të lëvizshëm. Vllaznia të lë të luash futboll. Në pjesën e dytë u kthyen prapa. I dhanë mundësinë Partizanit për të barazuar dhe për ta fituar ndeshjen.”, tha Tahiri.