Thomas Brdariç ka folur pas barazimit 0-0 kundër Skënderbeut. Trajneri i Vllaznisë u ndal gjatë te kartoni i kuq i Mevlan Adilit pas përplasjes me Migen Memellin.

Tekniku i shkodranëve në prononcimin e dhënë për Supersport theksoi se gjyqtari Enea Jorgji gaboi në vendimin e tij. Ai i tërheq “veshin” edhe Adilit duke i bërë apel që të jetë më i kujdesshëm.

“Mendoj se duhet ta shihni ndeshjen. Në përgjithësi jam i kënaqur me skuadrën. Kishim pak fat të keq në disa çaste. Përpara ndeshjes kishim synim të fitonim. Mendoj se vendimi i arbitrit ishte pak i tepruar sepse biseda ka gjithmonë kur mbaron pjesa e parë. Unë jam i kënaqur me atë që pamë sot. Mendoj se ishin disa çaste të caktuara që ndikuan.

10 lojtarë? Do të kishim mundësi për ta fituar ndeshjen me 11 lojtarë, ashtu do donim. Skënderbeu ka disa lojtarë me shumë cilësi dhe pati rastet e veta. Portieri ynë bëri një paraqitje të mirë duke bërë pritje vendimtare për ne.

Dua të komplimentoj ekipin tim që luajti me shumë zemër duke qenë se ishte me 10 lojtarë. Më vjen keq që nuk luajtëm me 11 lojtarë dhe më vjen keq që nuk morëm atë fitoren që e deshëm. Skuadra ishte në drejtimin e duhur.

Sjellja e Mevlan Adilit? Në përgjithësi duhet të jemi të kujdesshëm në gjërat që bëjmë. Ndoshta ai është pak impulsiv, por duhet të ketë një kontroll më të madh të vetës së tij”, tha ai./newsport/